back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuKulturaÇmim prestigjioz për Ermonela Jahon në Spanjë, për herë të parë vlerësojnë...

Çmim prestigjioz për Ermonela Jahon në Spanjë, për herë të parë vlerësojnë një të huaj

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare ikonë e artit botëror, së fundmi ka fituar çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe Kulturë në Spanjë, shkruan KultPlus.

Sopranoja Jaho është vlerësuar nga një juri prestigjioze e Spanjës me një çmim që për herë të parë Opera e Spanjës ndanë për një artist të huaj.

Në Madrid, ajo ka fituar çmimin për interpretuesin më të mirë të huaj me titull “Ópera XXI”. Çmimi iu dha për interpretimin e rolit në operën “Suor Angélica”nga Il Trittico të Puccini-t në ‘Gran Teatre del Liceu’, një nga teatrot më të mëdhenj të Barcelonës, i themeluar në 1837-ën.

Ky çmim u dorëzua nga ministri i Drejtësisë, duke reflektuar jo vetëm talentin dhe përkushtimin e saj, por edhe fuqinë e artit për të bashkuar kulturat. 

Më poshtë KultPlus ua sjell interpretimet e të gjithë artistëve, përfshirë këtu dhe interpretimin e mrekullueshëm të sopranos Ermonela Jaho. / KultPlus.com

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat