back to top
32.4 C
Tirana
E premte, 26 Qershor, 2026
spot_img
KreuKulturaMisioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet vlerëson diplomatin Marin Meksin me titullin...

Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet vlerëson diplomatin Marin Meksin me titullin “Misionar Paqeje”

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet (DMPP) dhe partnerët e tij ndërkombëtarë, diplomati dhe sportisti i njohur, Marin Meksi, u nderua me titullin “Misionar Paqeje”, “Ambasador Nderi” dhe me urdhrin e lartë, Medaljen e Artë “Order of Peace Warlord Gjergj Kastrioti Skanderbeg”.

Ceremonia u zhvillua në prani të personaliteteve të njohura ndërkombëtare, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin e trajnimeve diplomatike dhe organizimin e Samitit të të Rinjve, që pritet të mbahet në qytetin e Vitisë, Kosovë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga mbarë bota.

Në zyrat qendrore të DMPP-së, Dr. Shefki Hysa priti Dr. Andrise Bass, drejtuese e Institutit të Politikave Publike dhe Qendrës së Kërkimit të Diplomacisë (IPPDR) në Nju Jork, SHBA, Shefe e Protokollit Diplomatik dhe këshilltare politike e krerëve të shteteve; Dr. Arsène Romaric, themelues dhe kryetar i International Diaspora Foundation (IDF); si dhe znj. Mahah Vladimire, menaxhere projektesh për zhvillim të qëndrueshëm në Gjermani.

Takimi dhe ceremonia e vlerësimit shënuan një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e diplomacisë, paqes dhe fuqizimit të të rinjve, duke e kthyer Shqipërinë në një pikë takimi për figura të rëndësishme të diplomacisë dhe zhvillimit global.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat