KreuAktualitetRajoniDy tërmete të forta me magnitudë 5 dhe 4.9 në Amorgos brenda...

Dy tërmete të forta me magnitudë 5 dhe 4.9 në Amorgos brenda 1 ore

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Vazhdon aktiviteti sizmik në Santorini me dy tërmete të forta me magnitudë 5 dhe 4.9 ballë të shkallës Rihter që kanë ndodhur herët në mëngjesin e së martës në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos.

Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe ka qenë me qendër 17 km larg në jug-juglindje të Arkesinit, Amorgos. Thellësia fokale e lëkundjes është 13.6 kilometra.

Tërmeti i dytë ishte po aq i fortë, me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, me epiqendër të vendosur 25 km në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, ndërsa thellësia fokale ishte 11.2 kilometra.

Të dy tërmetet janë ndjerë edhe në Atikë.

Kujtohet se në orën 4:54 të mëngjesit i kishte paraprirë një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter, me qendër në të njëjtën zonë.

Thellësia fokale e këtij tërmeti është vlerësuar në 13.5 km. Në postimin e tij sizmologu Akis Tselentis këmbëngul se “kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, duke theksuar se nuk sheh rënie të fenomenit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat