Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një 48 vjeçar është gjetur i vrarë në automjetin e tij në Zall Mner, rrugën “Shën Stefani”.
Sipas Policisë viktima është Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.
Visha u gjet i pajetë brenda një automjeti rreth orës 07:40, ndërsa sipas autoriteteve ai është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje.



