back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuHapësira për studentëtFirmoset marrëveshja për hapjen e kampusit të universitetit francez UTC në Tiranë

Firmoset marrëveshja për hapjen e kampusit të universitetit francez UTC në Tiranë

U firmos sot memorandumi i bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Teknologjisë së Compiegne(UTC), Francë, një prej universiteteve të njohura europiane për ekselencën akademike në fushën e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Memorandumi u nënshkrua gjatë takimit që u zhvillua në Compiegne të Francës, mes Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Presidentes së UTC, Prof. Claire Rossi, të shoqëruar nga Rektori i UPT, Prof. Akli Fundo dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe stafi i UTC, Francë.

Ministrja Manastirliu e konsideroi këtë memorandum, një hap shumë të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të Arsimit të Lartë dhe diversifikimit të ofertës akademike shqiptare.

“Në kuadër të marrvëshjeve mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Francës dhe punës intensive të ekipeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, UPT dhe UTC, marrëveshja e sapo firmosur mundëson hapjen e programeve të studimeve të ciklit të parë (Bachelor) në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke i mundësuar studentëve shqiptarë dhe të huaj të studiojnë në degët e inxhinierisë kompjuterike dhe elektronikës me standarde europiane, me diplome dyfishe”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se ky është një gur kilometrik në rrugën e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

“Jemi krenarë për këtë arritje që ngre në një nivel të ri ofertën akademike shqiptare, duke vendosur një tjetër gur kilometrik në rrugën e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë”.

“Ky bashkëpunim është në frymën e miqësisë që lidh dy vendet tona. Urojmë që së shpejti të hapim Kampusin e UTC në Tiranë, në bashkëpunim me UPT, për të sjellë më të mirën e dy modeleve tona, për të formuar studentë sa më të aftë që i përgjigjen sfidave të kohës”, tha Presidentja e UTC, Prof. Claire Rossi.

Universiteti i Teknologjisë së Compiegne(UTC) sapo i ka akorduar Universitetit Politeknik të Tiranës statusin e partnerit strategjik, që i hap rrugën ngritjes së kampusit të këtij universiteti në Tiranë.

Më herët Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, së bashku me Rektorin, Prof. Akli Fundo dhe perfaqësues të Universitetit Politeknik të Tiranës, me prof. Dritan Naçe nga UTC, vizituan laboratorët e kërkimit shkencor dhe platformat me të reja teknologjike të robotikës dhe makinave inteligjente të zhvilluara në Qendrën e Inovacionit të Universitetit të Teknologjisë së Compiegne, përmes studimeve të thelluara në këto fusha dhe bashkëpunimit me biznesin.

Njësitë e kërkimit shkencor të UTC-së janë një shembull i bashkëpunimit ekselent akademi-biznes, një model që synojet të integrohet përmes programit të ndërkombëtarizimit mes dy institucioneve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat