back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetFitorja e Trump/  Serbia, Rusia dhe Hungaria, reagojnë të parët

Fitorja e Trump/  Serbia, Rusia dhe Hungaria, reagojnë të parët

Reagimi i ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev, zëvendëskryesues i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, ka thënë në platformën Telegram:

“Disa ditë më parë, kam shkruar në Telegram për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. Këto vëzhgime dalin të sakta, sidomos tani që shumicën në Senat e kanë republikanët. Mirëpo, Trump e ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë. Si biznesmen, ai ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë budallenj dhe organizata ndërkombëtare të këqija”.

Medvedev ka thënë se në këtë mes “hyn edhe Ukraina” dhe që pyetja tani është se sa do të ketë presion Trump për të ndarë fonde për luftën në Ukrainë.

“Ai është kryeneç, por sistemi është më i fuqishëm”, ka thënë ai.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit 2022. Shtetet e Bashkuara janë lidere në ndihmën që i kanë ofruar Kievit për të luftuar pushtimin rus.

Megjithatë, Trump e ka bërë të ditur disa herë gjatë fushatës zgjedhore, se heziton të ndajë fonde për këtë shtet.

Orban reagon sërish

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka reaguar sërish për zgjedhjet amerikane, duke e uruar Trumpin, për, siç ka thënë, fitore.

Rikujtojmë sërish se kandidati i republikanëve nuk është shpallur ende i tillë.

“Rikthimi më i madh në historinë politike amerikane! Përgëzime presidentit Trump për fitoren e madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën”, ka thënë ai në X.

Vuçiç uron Trumpin për “fitoren në zgjedhje”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka përgëzuar Trumpin, për, siç ka thënë, fitoren në zgjedhje.

Agjencitë më të mëdha amerikane ende nuk e kanë shpallur Trumpin fitues dhe janë në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.

“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter./REL

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat