back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 28 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Fuqia e Sigurimeve”/ Një nismë edukative për të ndërtuar kulturën e sigurisë...

“Fuqia e Sigurimeve”/ Një nismë edukative për të ndërtuar kulturën e sigurisë tek brezi i ri

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë sjell për herë të parë në Shqipëri librin edukativ në formë komiksi “Fuqia e Sigurimeve”, një projekt inovativ që synon të edukojë fëmijët mbi rëndësinë e sigurimeve, sigurisë dhe kujdesit ndaj rrezikut në jetën e përditshme.

I konceptuar posaçërisht për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, libri kombinon ilustrime moderne, histori të thjeshta dhe mesazhe edukative për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë më mirë konceptin e mbrojtjes dhe përgjegjësisë qytetare.

Përmes historisë së Aronit dhe shokëve të tij të klasës, fëmijët përballen me situata reale nga përditshmëria dhe mësojnë në mënyrë kreative tema shumë të rëndësishme si mbrojtja personale në rrugë, përdorimi i helmetës dhe jelekut të sigurisë, rëndësia e sigurimit nga aksidentet, si edhe koncepti i solidaritetit dhe “komunitetit të rrezikut”.

Libri shpjegon gjithashtu në mënyrë të thjeshtë se si funksionojnë kompanitë e sigurimeve dhe pse sigurimi është një mbështetje e rëndësishme për familjet në momentet e vështira.

Mesazhi kryesor i këtij publikimi është se sigurimi nuk duhet parë vetëm si një kontratë financiare, por si një formë kujdesi, përgjegjësie dhe solidariteti mes njerëzve.

Në fund të historisë, nxënësit kuptojnë se bashkëpunimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin krijojnë më shumë siguri për të gjithë komunitetin.

Ky projekt realizohet nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë me mbështetjen e kompanive të sigurimit dhe synon të kontribuojë në rritjen e kulturës financiare dhe ndërgjegjësimit mbi sigurimet tek brezi i ri në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat