Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Donald Trump është fotografuar me Elon Musk dhe Dana White, kreun e UFC, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas.
Trump së bashku me rrethin e tij të ngushtë janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ku ai është përballë demokrates dhe njëherazi zv/presidentes Kamala Harris.
Deri më tani Trump ka arritur të grumbullojë 230 nga 270 votat e Kolegjit Elektoral që janë të nevojshme për të fituar Presidencën.
Nga ana tjetër Harris ka arritur të mbledhë vetëm 169 sipas projektimeve të CNN.
Megjithatë beteja mbetet ende e hapur në disa shtete si Pensilvania, Arizona, Nevada, Michigan, Wisconsin, Minnesota dhe Xhorxhia.



