back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Gazment Bardhi dhe shpura e tij më kanë shantazhuar dhe intimiduar”/ Kërkesa...

“Gazment Bardhi dhe shpura e tij më kanë shantazhuar dhe intimiduar”/ Kërkesa e Flutura Açkës për Kuvendin

Deputetja demokrate, Flutura Açka i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ndërruar komision, ndërsa thotë se Gazment Bardhi dhe shpura e tij i kanë bërë shantazhe dhe intimidime.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, deputetja thotë se kërkon që të largohet nga Komisioni i Medias dhe të shkojë tek i Ligjeve.  

“Ne seancën e datës 27.07.2024, ne shkelje te Rregullores se Parlamentit, është votuar një kërkesë personale e drejtuesit te Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të më emëruar forcërisht anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, pas shantazheve te vazhdueshme te hapura dhe të fshehta të tij dhe të një shpure të vogël rreth tij, intimidime politike dhe personale, kundër rolit tim si Kryetare e Komisionit për Edukim dhe Mjetet Publik, gjë që më shtynë të jap dorëheqjen, e votuar kjo më datë 16.07.2024 nga Kuvend i Republikës së Shqipërisë, shkruan Tema.

Pra, prej datës 26.07.2024 unë kam qenë deputete jashtë grupeve parlamentare, dhe ne përputhje me Rregulloren e Parlamentit të Shqipërisë, është në zgjedhjen time personale se në cilin komision parlamentar dëshiroj të kontribuoj.

Ne këto kushte, do të dëshiroja të merrja pjesë si anëtare eKomisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut, si një komision qe përfshin dhe përpunon çështje te interesit tim politik, publik dhe personal”, thuhet në kërkesë.  

Açka kërkon të ndryshojë komision: Gazment Bardhi dhe
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat