back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaProkurori i rremë i SPAK-ut/ Zbulohet skema për zhvatjen e parave

Prokurori i rremë i SPAK-ut/ Zbulohet skema për zhvatjen e parave

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.   

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat