Mirlinda Karçanaj do të hetohet tashmë nën një masë më të lehtë sigurie, pasi Gjykata e Lartë ka vendosur të ndryshojë masën “arrest shtëpie” ndaj saj në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila ndryshoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vetëm për Karçanajn, ndërsa la në fuqi masat për rekursuesit e tjerë, Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.
Sipas vendimit, Karçanaj nuk do të lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizim të gjykatës. Po ashtu, ajo është urdhëruar të paraqitet pranë policisë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.
Ish-drejtoresha e AKSHI-t është nën hetim për disa vepra penale të rënda, mes tyre “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ngarkon Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me ekzekutimin e masave të reja të sigurisë ndaj Karçanajt.
Si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë
SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt



