Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët, me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mbi Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë të publikuar nga Komisioni Europian.
Ambasadori vuri theksin tek nevoja urgjentë për dialog mes palëve politike për Reformat drejt BE ndërsa shprehu shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë.
“Shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë. Nevojë urgjente për dialog mes palëve politike për Reformat drejt BE. Korrupsioni mbetet shqetësim serioz, SPAK ka bërë punë konkrete’ theksoi ambasadori ndërsa nënvizoi se “Institucionet duhet të denoncojnë në SPAK rastet e korrupsionit”, ka thënë ambasadori.
Sipas Ramës, për të vallëzuar duhen dy vetë.
Ambasadori u ndal dhe tek fusha e medias ku nënvizoi ser duhet të vijohet më tej puna në këtë fushë.
Kryeministri Edi rama e quajti progres raportin pozitiv, një analizë të përpiktë dhe panoramë të vërtetë të situatës së vendit.
“Progres raporti është dokumenti i plotë më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës. Ai bazohet vetëm në fakte, jo në perceptime e jo në sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standarde të funksionimit të institucioneve të shteteve anëtare” tha Rama.