Përditësimi i Nëntorit për telefonët Google Pixel me Android 15 ka filluar të lançohet. Ky përditësim nuk përmban ndonjë veçori të re emocionuese, siç ishte ai i Tetorit për mbrojtjen nga vjedhja përmes AI, por përfshin disa rregullime gabimesh dhe përditësime sigurie.
Softueri i ri adreson problemet me distancën e Bluetooth, me kamerën gjatë zmadhimit mes lenteve si dhe ndriçimin e ekranit.
Gjithashtu ka disa rregullime për ndriçimin adaptiv, për butonin e fshehjes së tastierës që nuk funksiononte herë pas here dhe përmirësime të performancës dhe stabilitetit të disa efekteve UI dhe animacioneve.
Android 15 mbërriti muajin e kaluar për pajisjet Pixel duke pasur linjën Pixel 9 në Gusht. Përditësimi vjetor i Android u përqendrua tek siguria dhe privatësia.
Google tha se përditësimi i Nëntorit ka filluar të lançohet ditën e sotme dhe do të vijojë me faza javën e ardhshme. /PCWorld Albanian