back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBasha: Tymi toksik po helmon Elbasanin për shkak të korrupsionit të Ramës

Basha: Tymi toksik po helmon Elbasanin për shkak të korrupsionit të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj ndotjes që po shkaktohet nga djegia e mbetjeve në Elbasan, duke e cilësuar si një dëshmi tjetër të skandalit të inceneratorëve që vazhdon të dëmtojë qytetarët shqiptarë. Basha theksoi se tymi dhe flakët toksike që mbulojnë qytetin janë rezultat i një projekti korruptiv, që ka shkaktuar vetëm dëme për shëndetin e qytetarëve dhe për ekonominë e vendit.

Ai theksoi se kjo situatë është pasojë e aferës së inceneratorëve, ku, sipas tij, janë shpenzuar miliarda lekë pa asnjë rezultat të prekshëm, duke dëmtuar si shëndetin e qytetarëve ashtu edhe xhepat e taksapaguesve. Në fund, ai bën apel për një hetim të thelluar për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë dëm të madh ndaj qytetarëve dhe mjedisit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive më të mëdha të shtetit shqiptar prej themelimit të tij. Pavarësisht denoncimeve tona të drejta për dëmin ekonomik që hajnia e tij po shkaktonte me taksat e shqiptarëve, Edi Rama ka promovuar dhe mbrojtur hajdutërinë e ndodhur me tre inceneratorët, njëri prej të cilëve nuk ekziston dhe dy të tjerët janë jashtë funksioni.

Këto monumente të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës nuk kanë dëmtuar vetëm xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vijojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës. Aty ku duhet të ishte inceneratori shumë milionësh, ka vetëm plehra që digjen e bashkë me to propaganda e neveritshme e qeverisë, e financuar nga ato para që u vodhën përmes kësaj afere.

Flakët toksike që po helmojnë sot Elbasanin janë një thirrje për çdo qytetar shqiptar për ta ndëshkuar me votë Edi Ramën, për mashtrimet dhe korrupsionin e tij, po ashtu është një apel për drejtësinë për të thelluar hetimet mbi këto vepra paligjshmërie, sepse koka e kësaj afere ulëritëse nuk janë bishtat që mbahen sot në burg.

Shqipëria meriton më shumë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat