back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetHap dyert Poliklinika e Specialiteteve në Durrës/ Koçiu: Shërbime cilësore për rreth...

Hap dyert Poliklinika e Specialiteteve në Durrës/ Koçiu: Shërbime cilësore për rreth 177, 950 qytetarë

Poliklinika e Specialiteteve në Durrës ka hapur dyert pas rikonstruksionit tërësor me ambiente të transformuara dhe e pajisur me aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe drejtori i Spitalit tw Durrwsit, Ani Dyrmishi, kanë parë nga afër ambientet e reja të Poliklinikës e cila mban peshën kryesore të shërbimit shëndetësor ambulator për qarkun e Durrësit.

Rreth 177, 950 banorë përfitojnë nga ky investim i buxhetit të shtetit dhe MSHMS-së, i cili ka mundësuar ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit për të ofruar shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete dhe ekzaminime laboratorike.

“Poliklinika e Specialiteteve në Durrës tani hap dyert për 156 mijë qytetarë që marrin shërbim këtu, të qytetit të Durrësit, por dhe 25 mijë qytetarë të Shijakut. Është një investim i cili është kryer tërësisht me fondet e buxhetit të shtetit. Ka bërë rehabilitimin e plotë të infrastrukturës fizike por dhe të mobilimit, por dhe pajisjen me teknologjinë e fundit”, tha Koçiu.

Ajo theksoi se pajisjet e reja mjekësore, janë një vlerë e shtuar për shërbimin cilësor që do të marrin qytetarët.

“Janë 17 specialitete apo mjekë specialistë të cilët ofrojnë shërbim në poliklinikën e Durrësit e cila tani është dhe një mbështetje më shumë për spitalin pasi të gjithë diagnostikimet që mund të kryhen në këtë Poliklinikë vijnë edhe në lehtësim të radhës së pritjes për qytetarët që marrin shërbim në Spitalin e Durrësit, por jo vetëm”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu tha se risi në këtë Poliklinikë janë kabineti i ndërhyrjeve kirurgjikale mikroinvazive, zgjerim i shërbimit të imazherisë me Kabinet të ri Dixhital duke kaluar në një stad tjetër e ndryshuar rrënjësisht kabinetin e ekografisë.

Po për herë të parë në Poliklinikën e Specialiteteve është ngritur Radiografia dixhitale duke u bërë qendra e dytë dixhitale në Durrës pas Radiologjisë në Spitalin Rajonal Durrës e cila mundëson shërbim cilësor si dhe realizim telekonsultave në kohë reale

“1600 metër katror sipërfaqe e rehabilituar tërësisht edhe kabinetet e tjera si ai i sëmundjeve të brendshme, dermatologji, hematologji, alergologjim të gjitha shërbimet janë të inkorporuara si dhe shërbime të tjera si ai o okulistikës, neurologjisë, kardiologjisë, mikrokirurgjitë janë të rëndësishme. Kondicionimi, ashensor, rampa për personat me aftësi të kufizuar, pra janë përmbushur të gjithë standardet” u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat