back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaI kërkuari për trafik droge çohet në gjyq për pastrim parash

I kërkuari për trafik droge çohet në gjyq për pastrim parash

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 24 tetor përfundimin e hetimeve për pastrim parash ndaj Fatjon Muratit, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, mes tyre dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje. Çështja është dërguar për gjykim.

Nga hetimet ka rezultuar se Murati, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali gjatë periudhës 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij, nënës dhe vëllezerve, me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

Sipas prokurorisë, pronat e krijuara me të ardhurat nga veprimtaria e paligjshme janë një njësi me sipërfaqe 317 m2, në katin nëntokë të një objekti gjashtëkatësh në Tiranë, në pronësi të nënës dhe tre automjete në emër të të shpallurit në kërkim e të vëllezërve të tij. Prokuroria thotë se këto pasuri nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të realizuara prej tyre.

Sipas Prokurorisë, Fation Murati, në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë, vepronin si pjesë e një organizate kriminale, të arrestuar nga policia italiane, fillimisht me tendencë vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal, duke përfshirë edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Murati është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, “pranimin e mallrave të vjedhura”, “posedim abuziv të armëve”, “pjesëmarrjes në krime” dhe për “trafikim të lëndëve narkotike”./ Reporter.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat