SPAK firmos një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare dhe kërkon që ai ta paraqitet për të dëshmuar në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
“Dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin, kryesisht në drejtim të pasurisë së znj.Balluku”, tha një burim pranë SPAK.
Thirrja e Igli Tares erdhi fill pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.
Më herët, SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. Në fletëthirrjen e dytë, hetuesit konfirmojnë se janë marrë masat që Tare të marrë njoftim.
Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve, që nga tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe./vna.al



