Tensione janë shënuar në protestën e zhvilluar para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare.
Pas hedhjes së vezëve në drejtim të deputetëve, një grup protestuesish, pranë zonës së Pedonales, kane tentuar të çajë kordonin e policisë, duke shkaktuar përplasje me forcat e rendit. Gjatë incidenteve janë hedhur edhe gurë në drejtim të efektivëve.
Nga ana e saj, policia është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer situatën nën kontroll.



