back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Nuk pres të më besojë njeri”/ Mirlinda Karçanaj rehabilitohet në Top Channel

“Nuk pres të më besojë njeri”/ Mirlinda Karçanaj rehabilitohet në Top Channel

Ish-drejtoresha e Agjencise Kombëtare te Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka folur për herë të parë në emisionin “Top Story” lidhur me hetimet e Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj saj për abuzime të dyshuara me tendera.

Karçanaj deklaroi se nuk pret që të besohet pas akuzave që janë bërë publike ndaj saj, por theksoi se procesi ligjor duhet të jetë i drejtë dhe jo i njëanshëm.

“Unë nuk pres të më besojë njeri, aq më tepër pas gjithë atyre që kanë dëgjuar për mua”, u shpreh ajo, duke kërkuar që hetimet të zhvillohen mbi bazën e parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ajo mbrojti gjithashtu punën e saj në AKSHI, duke e cilësuar transformimin digjital të institucionit si një “revolucion të jashtëzakonshëm” në shërbimet publike.

Sipas saj, digjitalizimi ka sjellë kursime të mëdha kohe për qytetarët dhe ka ndryshuar mënyrën e marrjes së shërbimeve shtetërore.

Karçanaj theksoi se çdo pretendim për abuzime nuk duhet të zhvlerësojë, sipas saj, arritjet e institucionit gjatë drejtimit të saj.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur më herët ndryshimin e masës së sigurisë për të nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat