KreuAktualitetKosovaKosova në krizë politikë/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e...

Kosova në krizë politikë/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ka dështuar për të 23-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

As këtë të enjte nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë.

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë ndërrimin e emrit të kryeparlamentarit në mënyrë që të zhbllokohet Kuvendi.

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat