back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKrizë në PS?/ Paralajmërim për përjashtim, Balluku jep sinjale nga mbledhja

Krizë në PS?/ Paralajmërim për përjashtim, Balluku jep sinjale nga mbledhja

Pak minuta pas raportimeve për një paralajmërim të fortë nga kryeministri Edi Rama ndaj deputetes Elisa Spiropali, reagimi i parë publik ka ardhur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Kjo e fundit ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga mbledhja e zgjeruar e Partia Socialiste e Shqipërisë në qarkun Fier, duke e shoqëruar postimin me një mesazh mbi organizimin dhe përgatitjet elektorale.

“Një bilanc mbi ecurinë e procesit të riorganizimit të strukturave socialiste në të gjithë qarkun e Fierit, me fokus fuqizimin e forumeve dhe angazhimin e çdo anëtari, si një hap i rëndësishëm për përgatitjen e betejës së radhës elektorale,” shkruan Balluku.

Ajo shton se puna në terren do të vijojë për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të adresuar problematikat e tyre.

Postimi i saj vjen në një moment tensioni brenda radhëve të socialistëve, pasi gjatë së njëjtës mbledhje, Edi Rama mësohet të ketë paralajmëruar Elisa Spiropali që të shmangë kritikat publike ndaj partisë, duke lënë të kuptohet se në të kundërt mund të përballet me masa brenda grupit parlamentar.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Spiropali nuk ka pasur mundësi për një replikë të plotë, por në një reagim të shkurtër ajo është shprehur se “nuk është trimëri të përjashtosh, por të dëgjosh”.

Zhvillimet e fundit sinjalizojnë një klimë të tensionuar brenda Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja konkrete në strukturat dhe grupin parlamentar të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat