back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryemadhi sulmon sërish prokurorët e SPAK/ “Analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë”

Kryemadhi sulmon sërish prokurorët e SPAK/ “Analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë”

Monika Kryemadhi ka sulmuar sërish sot, prokurorët e SPAK-ut, duke i etiketuar si analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë.

Kryemadhi pretendon se është dënuar për një ligj i cili është shfuqizuar katër vite më parë.

Ajo ka publikuar dokumentin e vitit 2020 ku shkruhet “Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar, shfuqizohet në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Gjithashtu, Kryemadhi ka publikuar edhe dokumentin nga dosja hetimore e SPAK e firmosur nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi ku shkruan se masa e sigurisë ndaj saj është cakuar mbi këtë ligj të shfuqizuar nga Kuvendi.

Drejtësia e re me ligjet e vjetra.
Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.
Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat