back to top
18.5 C
Tirana
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKush do të gjykojë Veliajn?/ Zbardhet trupa gjykuese

Kush do të gjykojë Veliajn?/ Zbardhet trupa gjykuese

Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka do të jenë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe disa të pandehurve të tjerë.

Sipas procedurës, dosja është hedhur në short pas ndarjes së çështjes, duke përcaktuar trupën gjykuese që do të ndjekë procesin për ata që nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Në listën e të pandehurve që do të vijojnë gjykimin në këtë formë përfshihen:

  • Erion Veliaj
  • Ajola Xoxa
  • Gentian Sula
  • Meriman Palushi
  • Shkëlqim Fusha
  • Sokol Kryeziu
  • Linda Kazani
  • Erald Simixhiu
  • Ina Goxhaj
  • Valmir Xoxa
  • Flutura Xhani

Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive për secilin nga të pandehurit, në një çështje që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat