back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKush ka kontratë 1 euro, mund të blejë pronën/ Kriteret

Kush ka kontratë 1 euro, mund të blejë pronën/ Kriteret

Dorian Koça

Subjektet qiramarrëse të pasurive shtetërore mbi 500 metër katrorë, të dhëna me qira sipas kontratave me tarifën “1 euro/kontrata”, kanë të drejtë të kërkojnë blerjen e pasurive në fjalë, nëse nuk është pronë shtetërore e patjetërsueshme. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet dhe shtesat në vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore,që privatizohet apo transformohet, dhe procedurën e shitjes”.

Sipas këtyre ndryshimeve që tashmë kanë hyrë në fuqi, për të përfituar sa më sipër, qiramarrësi duhet të plotësojë dy kushte. Së pari, vlera e plotë e investimit të  parashikuar në kontratën e qirasë për t’u kryer nga qiramarrësi është mbi 5 milionë euro dhe së dyti, qiramarrësi duhet të ketë investuar të paktën një vlerë më të lartë sesa 750% të vlerës së pasurisë që kërkohet të privatizohet, brenda afatit për realizimin e  investimit,  sipas  parashikimeve  të  kontratës  së qirasë.

Në kontratën e shitjes, blerësi do të ketë detyrimin për të mos tjetërsuar te të tretët  pronën e privatizuar, derisa të ketë realizuar vlerën e plotë të investimit të parashikuar  në kontratën e mëparshme të qirasë. Gjithashtu, në kontratë përcaktohet edhe e drejta e blerësit për të zhvilluar pronën në përputhje me projektin e përcaktuar më parë dhe me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat