back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Lirohet” anëtari i bandës së Durrësit/ GJKKO zbardh vendimin

“Lirohet” anëtari i bandës së Durrësit/ GJKKO zbardh vendimin

GJKKO, ka ndryshuar masën e arrestin epër Bashkim Haxhiaj. Gjyqtari Erjon Bani ka vendosur që Haxhia të jetë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se Haxhia u arrestuar me urdhër nga SPAK në Janar të vitit 2023

Media kanë raportuar më herët se ai ka qenë njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj tij, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçe, të cilit i shpëtoi mrekullisht. 

Haxhia ndërkohë njihet si pjesë e grupit famëkeq  të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, si edhe anëtar i bandës së Durrësit.

Haxhia është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim  me akuzën për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje.

NJoftimi i Gjykatës:

Kërkuesi Bashkim Haxhija (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar më datë 18.07.2023) me datë 04.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me Vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2023, ndaj personit nën hetim Bashkim Haxhija, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 625, datë 06.11.2024, vendosi:

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimi, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet personi nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA të mos largohet nga banesa e tij.

Detyrimin e personit nën hetim Bashkim Musa Haxhija, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat