back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizMikey Madison shkëlqen pas fitores së BAFTA-s për "Aktoren më të Mirë"

Mikey Madison shkëlqen pas fitores së BAFTA-s për “Aktoren më të Mirë”

Mikey Madison festoi fitoren e saj në BAFTA për “Aktorja më e Mirë”, duke mahnitur me një fustan të vogël me temina të verdha në afterparty-n e Universal Focus në Londër.

25-vjeçarja, e cila triumfoi për rolin e saj në “Anora”, duke mposhtur favorite si Demi Moore, e kombinoi pamjen me taka ari dhe një çantë metalike.

E emocionuar pas fitores, ajo ndau një këshillë të pazakontë nga Robert De Niro, i cili i kishte sugjeruar të mos përgatitej për fjalimin e pranimit – diçka që Madison pranoi se nuk i doli aq e dobishme, shkruan DailyMail.

“Jam e tronditur, por jashtëzakonisht e nderuar. Nuk e di nëse do t’i kuptoj ndonjëherë përmasat e kësaj nate”, tha ajo.

Përveç Madison-it, Adrien Brody fitoi “Aktorin më të Mirë”, ndërsa “Conclave” dhe “The Brutalist” dominuan mbrëmjen me nga katër çmime secili.

“Anora”, një film i pavarur me buxhet 6 milionë dollarësh (5.7 milionë euro), mori gjithashtu çmimin për kastin më të mirë.

Ceremonia u drejtua nga David Tennant, me një sërë prezantuesish të njohur, ndërsa “Conclave” triumfoi si Filmi më i Mirë, duke fituar gjithashtu Filmin më të Mirë Britanik, Skenarin më të Mirë të Adaptuar dhe Montazhin më të Mirë.

Ndërkohë, “The Brutalist” u vlerësua për Regjinë më të Mirë, Kinematografinë, Muzikën Origjinale dhe çmimin e Brody-t.

Në “Anora”, Mikey luan një balerinë që martohet papritur me djalin e një oligarku rus, duke sjellë pasoja të papritura.

Filmi ka impresionuar kritikët, duke mposhtur konkurrentë të mëdhenj edhe në Critics Choice Awards. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat