KreuDrejtësiaHetimi për tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj mbi 3 orë përballë prokurorëve...

Hetimi për tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj mbi 3 orë përballë prokurorëve të SPAK-ut

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokatja e saj.

Karçanaj, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, po hetohet për dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t qëndroi për më shumë se 3 orë e 20 minuta në ambientet e SPAK-ut, ku u pyet nga prokurorët e posaçëm lidhur me procedurat e prokurimit të zhvilluara gjatë periudhës kur drejtonte këtë institucion.

Hetimi lidhet me tenderat e AKSHI-t, ndërsa çështja mbetet nën shqyrtimin e Prokurorisë së Posaçme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat