KreuAktualitetEkonomia238 produkte online/ Sa të sakta do të jenë çmimet në supermarkete?

238 produkte online/ Sa të sakta do të jenë çmimet në supermarkete?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Qytetarët do të kenë mundësinë të krahasojnë çmimet e produkteve ushqimore në rrjetet kryesore të supermarketeve në vend përmes platformës së re “Pasqyra e Çmimeve”, e prezantuar këtë të hënë në prani të kryeministrit Edi Rama.

Platforma përfshin aktualisht 238 produkte, çmimet e të cilave pasqyrohen në pesë rrjete supermarketesh: Big Market, Conad, Extramarket, Spar dhe Xhangolli. Në total, janë përfshirë 155 dyqane, nga të cilat 109 ndodhen në Tiranë.

Nisma, e prezantuar së bashku me programin “Kurse”, synon t’u japë konsumatorëve më shumë informacion për çmimet në treg dhe mundësinë për të zgjedhur dyqanet ku mund t’i blejnë produktet me kosto më të ulët.

Si funksionon platforma?

Përmes “Pasqyrës së Çmimeve”, përdoruesit mund të kërkojnë produkte të ndryshme dhe të renditin çmimet nga më i ulëti te më i larti. Gjithashtu, ata mund të shohin qytetin dhe dyqanin ku shitet produkti, si dhe të llogarisin kursimin në lekë në raport me çmimin fillestar.

Produktet janë ndarë në disa kategori, ku përfshihen ushqimet bazë, mishi dhe vezët, bulmeti, pula, produktet dhe nënproduktet e mishit, frutat dhe perimet.

Në rastet kur çmimi i publikuar nuk përputhet me atë që konsumatori gjen në dyqan, ose kur produkti nuk rezulton i disponueshëm, qytetarët mund të raportojnë problematikën për verifikim dhe përditësim të të dhënave.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se platforma mund të përdoret online nga qytetarët në të gjithë vendin. Në një fazë të mëvonshme pritet të vihet në dispozicion edhe një aplikacion, me synimin për ta bërë shërbimin më të lehtë për t’u përdorur.

Çmimet do të mbahen deri më 12 janar 2027

Gjatë prezantimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja me pesë rrjetet e supermarketeve parashikon mbajtjen e çmimeve të një sërë produktesh në nivele të arsyeshme deri më 12 janar 2027.

Sipas Ramës, nisma vjen në një kohë kur rritja e kostove në tregjet ndërkombëtare ndikon edhe te konsumatorët shqiptarë, veçanërisht te familjet me të ardhura më të ulëta.

“Më vjen mirë që këtë objektiv të parë e realizuam me mirëkuptimin që gjetëm. Sot është një kohë kur duhet parë përtej fitimit ditor dhe respektit ndaj konsumatorit”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se synimi i qeverisë është që deri në fund të vitit numri i produkteve të përfshira në platformë të arrijë në 1,000.

Çmimet do të përditësohen nga vetë subjektet tregtare, në mënyrë që qytetarët të kenë informacion sa më të saktë përpara se të kryejnë blerjet.

Një nga çështjet krye

Tregtarët përgjegjës për saktësinë e çmimeve

sore të nismës është saktësia e informacionit që do të publikohet. Sipas ministres Ibrahimaj, çmimet e pasqyruara në platformë duhet të jenë reale dhe përditësimi i tyre i saktë përbën përgjegjësi ligjore për tregtarët.

Në rastet kur konstatohen shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit, institucionet përgjegjëse mund të ndjekin procedurat përkatëse, përfshirë vendosjen e gjobave.

Rama theksoi se spekulimi me çmimet, kur përbën shkelje të ligjit, mund të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Përfaqësues të rrjeteve SPAR dhe Conad vlerësuan bashkëpunimin mes institucioneve dhe sektorit privat, duke e cilësuar transparencën si një element të rëndësishëm për marrëdhënien mes tregtarëve dhe konsumatorëve.

Megjithatë, efektiviteti i nismës do të varet nga përditësimi i rregullt i çmimeve, përputhja e tyre me ato që aplikohen realisht në dyqane dhe mënyra se si do të trajtohen ankesat e qytetarëve.

Për konsumatorët, rëndësi nuk ka vetëm publikimi i çmimeve, por edhe mundësia për të verifikuar nëse ato janë aktuale dhe nëse produktet mund të gjenden realisht me vlerat e paraqitura në platformë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat