Bordi i Transparencës ka vendosur sot një rritje të re të çmimeve të karburanteve në tregun me pakicë, duke reflektuar ndryshime si për naftën ashtu edhe për benzinën.
Sipas vendimit të datës 2 qershor 2026, çmimi i naftës rritet nga 185 lekë për litër në 191 lekë, ndërsa benzina nga 173 lekë për litër në 176 lekë.
Në njoftimin zyrtar, Bordi i Transparencës përcakton gjithashtu edhe kufijtë e tregtimit me shumicë: nafta do të shitet jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa benzina jo më shumë se 164 lekë/litri.
Çmimet kanë hyrë në fuqi sot në orën 15:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të tregjeve dhe kostove të furnizimit.
Autoritetet theksojnë se operatorët e tregut janë të detyruar të respektojnë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh paralajmërohet pezullim i aktivitetit. Në këtë proces janë të përfshira edhe institucionet shtetërore si Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat deklarojnë angazhim për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës në treg.



