Kryebashkiaku i Devollit Eduart Duro, pasi është marrë i pandehur nga SPAK-u.
Ai ka thënë se ka firmosur çdo gjë si e kërkon ligji dhe se nuk ka shpërdoruar detyrën.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.
Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.