back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump ndez spekulimet për luftë/ Netanyahu në koordinim me SHBA-në

Trump ndez spekulimet për luftë/ Netanyahu në koordinim me SHBA-në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment kur tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vijojnë të rriten.

Netanyahu bëri të ditur se gjatë komunikimit do të informohet mbi vizitën e fundit të Trump në Kinë, ndërsa la të kuptohet se pjesë kyçe e diskutimeve do të jetë edhe situata me Iranin dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Deklarata vjen menjëherë pasi Trump publikoi në platformën “Truth Social” një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale me mbishkrimin “qetësia para stuhisë”, postim që ka shtuar spekulimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Sipas një raportimi të “The New York Times”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për sulme të reja ndaj Iranit që prej armëpushimit të muajit të kaluar.

Dy zyrtarë nga Lindja e Mesme kanë deklaruar se të dy vendet synojnë të jenë gati që javën e ardhshme, ndërsa burime të tjera bëjnë me dije se Izraeli po përgatitet për një rifillim të afërt të luftës kundër Iranit.

Situata në rajon mbetet tepër e tensionuar, ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar tek hapat e ardhshëm të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat