back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëNuk do të ketë një telefon me ekran të palosshëm nga OnePlus...

Nuk do të ketë një telefon me ekran të palosshëm nga OnePlus në 2025

OnePlus Open ishte një prej telefonëve më të mirë me ekran të palosshëm, veçanërisht duke pasur në konsideratë faktin se ishte përpjekja e parë e kompanisë për ta ndërtuar një të tillë.

Për fatin e mirë, përmes një shënimi komunitar publikuar ditën e sotme, OnePlus tha se një version pasues nuk do të vijë në 2025.

Menaxheri i produktit të OnePlus Open, tha se kompania ka vendosur të mos lançojë një telefon me ekran të palosshëm këtë vit. Është një lajm i papritur pasi modeli origjinal Open mbërriti në dyqane në fund të 2023 një vit e gjysmë më parë.

Lajmi i mirë është se pavarësisht mungesës së OnePlus Open 2 këtë vit, kompania nuk ka hequr dorë prej telefonëve të këtij formati.

“Ky nuk është një hap pas. Është një rikalibrim,” tha kompania. Nga ana tjetër është një goditje për konkurrencën ndërsa Samsung tani duket se rruga drejt dominimit pa përpjekje të shumta është e hapur në këtë segment.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat