Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te problematikat e brendshme të vendit.
Në reagimin e saj, Çupi shprehet se çështjet që lidhen me situata ndërkombëtare nuk zgjidhin problemet e Shqipërisë, duke renditur një sërë shqetësimesh që, sipas saj, prekin drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë.
“Me ‘Madurot’ merret Amerika. Shohim pak hallet tona, pa drita, pa ujë, çmime të larta, korrupsion, mafie, drogë, kapje të shtetit, padrejtësi”, shkruan Çupi në postimin e saj.
Ajo thekson se, sipas saj, është populli shqiptar ai që duhet të reagojë për të përballuar këto problematika, duke shtuar se situatat në vende të tjera nuk ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të brendshme.
“Populli ynë duhet të ngrihet, sepse populli i Venezuelës nuk zgjidh hallet tona”, përfundon reagimi i ish-deputetes.



