back to top
31.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPacolli thirrje SPAK-ut: Hetoni skandalin në Aeroportin e Vlorës

Pacolli thirrje SPAK-ut: Hetoni skandalin në Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë hetime të plota lidhur me situatën në Aeroportin e Vlorës, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë pa asnjë dallim apo mbrojtje.

Përmes një reagimi publik, Pacolli pretendon se terminali i aeroportit ka qenë i bllokuar dhe i uzurpuar për më shumë se dhjetë muaj nga ato që ai i cilëson si “grupe kriminale”, të cilat sipas tij kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ai bën me dije se kompania MABCO dhe nënkontraktorët e saj janë rikthyer në kantier, ndërsa aktualisht po kryhet verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga vandalizmi, vjedhjet dhe shkatërrimet gjatë kësaj periudhe.

Sipas Pacollit, dëmet përfshijnë inventarin e projektuar dhe instaluar posaçërisht për funksionimin e aeroportit, si edhe pajisje, instrumente dhe mjete pune në pronësi të kompanive nënkontraktuese, duke cenuar pronën private dhe investimet e kryera.

Biznesmeni hedh gjithashtu dyshime se veprimtaria e këtyre grupeve mund të jetë toleruar ose mbështetur nga individë me lidhje institucionale, ndërsa shpreh shqetësimin për tentativa të mundshme për të ndikuar edhe proceset gjyqësore.

Në deklaratën e tij, Pacolli i kërkon SPAK-ut të zhvillojë një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës për ngjarjet e ndodhura gjatë kësaj periudhe, pa asnjë përjashtim, pavarësisht pozitës apo ndikimit të personave të përfshirë.

Ai u bën thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e punonjësve, kompanive kontraktuese dhe qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat