Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Byroja e Kuvendit ka vendosur të lërë në fuqi masën disiplinore ndaj Agron Shehaj, duke e përjashtuar atë për 30 ditë nga punimet e Parlamentit.
Vendimi është marrë pas kërkesës së deputetëve socialistë, të cilët e akuzojnë kreun e Partisë “Mundësia” se ka përdorur gjuhë fyese ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj gjatë një përplasjeje në sallën e Kuvendit.
Sipas socialistëve, deklaratat e Shehajt kanë tejkaluar kufijtë e debatit parlamentar, ndaj është kërkuar marrja e masës disiplinore.
Përjashtimi është marrë me pretendimin se Shehaj i është drejtuar ministrit me një shprehje fyese, sipas akuzave të palës ankuese.



