Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Shqipëria është larg 90 minuta për të shkruar historinë, sigurimin e vendit të 2-të për kualifikueset e “Botërorit 2026”, nëse ia dalin të mposhtin Andorrën në transfertë, kurse Anglia të bëjë “detyrën” kundrejt Serbisë në “Wembley”.
Kjo “panoramë” i jep nuanca historike duelit me Andorrën, edhe pse në “letër” është gjithçka e “sigurtë”. Vetëm pak orë para ndeshjes, bëhet e ditur se trajneri Sylvinho ka vendosur të “përjashtojë” nga lista Klisman Caken dhe Adrion Pajazitin.
Rregullorja e UEFA-s është e qartë, vetëm 23 futbollistë lejohen, ndërsa u ftuan si zakonisht 25. Si Cake dhe Pajaziti do e shikojnë ndeshjen nga tribuna.



