back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Partizani”/ Pas Ramës, thirret edhe Balla në GJKKO

“Partizani”/ Pas Ramës, thirret edhe Balla në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, e caktuar për datën 30 prill në orën 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili njëkohësisht figuron edhe si kallëzues në këtë çështje.

Seanca vjen pas zhvillimeve të fundit në proces, ku më herët gjykata pranoi kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, në kuadër të hetimeve që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu thirrjen si dëshmitarë të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.

Sipas burimeve nga procesi, dëshmia e Ballës pritet të jetë e para në radhë, duke qenë se ai ka edhe statusin e kallëzuesit në këtë dosje.

Çështja “Partizani” vijon të mbetet një nga proceset më të ndjekura në sistemin e drejtësisë, me dëshmi dhe prova të reja që pritet të shqyrtohen në seancat e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat