Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin e fundit për çmimet e karburanteve në vend, duke përcaktuar tarifat e reja që hyjnë në fuqi sot, më 15 prill 2026 në orën 13:30.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) do të jetë jo më shumë se 207 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar jo më shumë se 195 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me një çmim maksimal prej 174 lekë për litër në tregun me pakicë, ndërsa me shumicë jo më shumë se 162 lekë për litër.
Në njoftim theksohet se operatorët e tregut janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa çdo shkelje do të shoqërohet me masa të rënda, përfshirë pezullimin e aktivitetit.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se janë angazhuar për të mbrojtur konsumatorët dhe për të ruajtur konkurrencën e ndershme në treg.
Në sqarim, Bordi i Transparencës referon Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, i cili përcakton kushtet e akcizës në varësi të çmimeve të tregut. Sipas tij, çmimet aktuale janë nën kufirin që aktivizon uljen e akcizës, ndaj ajo do të mbetet në nivelin e plotë 100%.



