back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet në selinë blu/ PD kërkon vulë sigurie dhe kuti votimi

Zgjedhjet në selinë blu/ PD kërkon vulë sigurie dhe kuti votimi

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për pajisje zgjedhore, në kuadër të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, ku aktualisht lideri i kësaj force politike Sali Berisha pritet të kandidojë pa rivalë.

Në dokumentin e firmosur nga sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe të protokolluar në KQZ më 6 maj 2026, PD kërkon vënien në dispozicion të 30 kutive votimi, 100 dhomave të fshehta dhe 700 vulave plastike sigurie për kutitë e votimit.

Sipas kërkesës zyrtare, këto materiale konsiderohen të domosdoshme për garantimin e standardeve të administrimit zgjedhor, si dhe për sigurimin e transparencës dhe integritetit të procesit të votimit.

Kërkesa vjen në një moment kur situata në selinë e PD-së është shoqëruar me tensione të brendshme, pas një padie të depozituar nga anëtarja Mereme Sela, e cila u skualifikua nga gara për kryetar partie.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në PD pritet të përfundojë me rikonfirmimin e drejtimit aktual të partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat