back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Përballova bomba, atentate”/ Berisha krahason veten me Trumpin: Do të rikthehem

“Përballova bomba, atentate”/ Berisha krahason veten me Trumpin: Do të rikthehem

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka krahasuar veten me Trumpin.

Sipas tij, zoti e deshi që të ketë disa ngjashmërira midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump.

“Edi Rama, Taulant Balla, etj., goditën tek shkon në miting me objekt hekur me qëllimin e verbër që Sali Berishës t’i shuhej zëri, të mos fliste dot.

Donald Trump-i, po në publik kërkuan t’i mirrnin jetën ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.

Dhe pasi dështuan, e përsëritën përsëri. Ndaj edhe u thashë, 5 ditë përpara zgjedhjeve, deklarova se mbështesim kandidatin e Partisë Republikane, pa qenë të sigutë se ç’do të ndodhte më vonë”, është shprehur Berisha.

Ky i fundit ja shkuar edhe më tej duke sulmuar prokurorët amerikanë që kanë hetuar Trumpin.

Sipas Berishës, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit.

“Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë, sepse prokurorët që bënin fushatë me reklamat televizive se do ta pjekim në hell po u zgjodh Donald Trump-i.

Formuluan ndaj tij akuza monstruoze, njëlloj si këta prokurorë, qenie mercenare që konsiderojnë korrupsion pagesat e vajzës për të atin, të deklaruara. Bamirësitë për fëmijët që kanë nevojë për mjekim.

Monstrat janë monstra kudo që ndodhen. Ato kanë verbërinë njerëzore.

Miqtë e mi, a nuk e ndaloi Edi Rama emrin tim në fletën e votimit? A nuk ia ndaluan Donald Trump-it emrin në disa shtete në fletën e votimit? A është e vërtetë kjo, apo jo? Na morën vulën. Pra, ngjashmërira kemi.

Po së fundmi, a nuk përdorën McGonigalin, ky tradhëtar i flliqur, i shitur i kombit të tij që vjen korruptohet në zyrat e Edi Ramës. Zyrtari i agjencisë më të fuqishme të botës. A nuk ishte ky, MCGonigal që persekutoi shpifje e trilloi për dosjen ruse për Donald Trump-in?

Gjë që ai e tha dhe mbeti epike: le kalbet në ferr gjer në fund, tha Donald Trump për McGonigalin. Ne themi: le të kalbet McGonigali bashke me Edi ramën deri në fund”, ka deklaruar më tej Berisha.

Rikthimi i Donald Trump, pasi u përpoqën me atentate të përcaktonin presidentin e SHBA-ve është rikthim sa tokësor, aq edhe hyjnor, sipas kreut të PD-së.

Por, siç e dini dhe ju, Sali Berisha u rikthye pas rebelimit komunist. Përballoi bomba, atentate dhe çdo gjë. Por besimi i tij te shqiptarët dhe i shqiptarëve tek ai bën që i të jetë kryeministër në vitin 2005-2013.

Mos harroni, ju lutem, mos harroni kurrë takimin tonë të parë në hotel Rogner në mbledhjen e parë të Rithemelimit.  Në atë takim unë u rrëfeva ju se, një president i SHBA-ve i kishte thënë një mikut tim kur ai po fliste për mua, se në ujërat e një lumi nuk lahesh dot dy herë.

Unë, atë shtator të 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë dy herë, por u zotova se do të lahem edhe herën e tretë!

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!”, ka përfunduar deklaratën Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat