Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Përditësimi më i fundit i WhatsApp beta për iOS ju jep përdoruesve mundësinë për të përdorur 2 ose më shumë llogari në një pajisje të vetme. Veçoria vjen pothuajse një vit pasi u bë e disponueshme në Android.
Me versionin 25.2.10.70 të WhatsApp në iOS, përdoruesve ju jepet opsioni për të shtuar një llogari të dytë në aplikacion.
Përditësimi është i disponueshëm për testuesit beta përmes programit TestFlight të Apple. Në Androdi, operimi i dy llogarive WhatsApp, kërkon që të keni dy karta SIM sepse secila llogari ka numrin e saj të telefonit.
Por WhatsApp ofron edhe një aplikacion tjetër quajtur WhatsApp Business ku përdoruesit mund të aktivizojnë një llogari të dytë me një numër tjetër telefoni.



