KreuTeknologji / ShkencëPërdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin...

Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Microsoft është duke elaboruar një qasje tjetër me konsumatorët të cilët hezitojnë të largohen prej Windows 10-ës.

Afati i skadimit të mbështetjes së Windows 10-ës mbetet i pandryshuar, 14 Tetor 2025. Por Microsoft po mendon që përdoruesit të cilët përdorin platformën me pagesë Microsoft 365 të vijojnë të marrin përditësime sigurie deri më 10 Tetor 2028.

Ky informacion u zbulua nga The Verge në një dokument të përditësuar nga Microsoft për ciklin e sistemit operativ. Edhe pse Microsoft e ka bërë të qartë se mbështetja për Windows 10-ën mbaron në Tetor, nga ana tjetër përdoruesit kanë pasur mundësi të fitojnë mbështetje të zgjeruar për Windows 10-ën.

Mjafton që të keni një licencë aktive të Microsoft 365 dhe të kontaktoni suportin e Microsoft ndërsa jeni në Windows 10.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat