back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetProduktet ushqimore 40% më shtrenjtë se në vendet e BE/ Tabaku: Tre...

Produktet ushqimore 40% më shtrenjtë se në vendet e BE/ Tabaku: Tre arsyet se përse ndodh në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë të ditura arsyet, sepse çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas saj shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore.

Postimi nga Tabaku

Ka tre arsye të thjeshta dhe të qarta se pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore.

Arsyeja e parë është taksimi socialist, i cili vendos një taksë të lartë që përfshin akcizën për karburantin, TVSH-në dhe mbështetjen për produktet e shportës.

Arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura, të cilat kontrollohen nga një numër i vogël kompanish.

Ky fakt e bën të pamundur për operatorët e vegjël dhe bizneset e vogla që të hyjnë dhe të konkurrojnë në treg. Arsyeja e tretë janë të ardhurat e disponueshme, të cilat po bien gjithnjë e më shumë, duke zvogëluar fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Megjithëse shifrat zyrtare të inflacionit mund të jenë të ulëta, realiteti në xhepat e njerëzve është krejtësisht ndryshe. Ky është realiteti që duhet të ndryshojmë: shitjet e produkteve me çmime të larta për shkak të tregjeve të kapura, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat