back to top
28.5 C
Tirana
E enjte, 28 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetMarrëveshje në heshtje, sherr në ekran/ PS-PD ndryshojnë maskat para qytetarëve

Marrëveshje në heshtje, sherr në ekran/ PS-PD ndryshojnë maskat para qytetarëve

Pas javësh të tëra bashkëpunimi dhe votash të përbashkëta në Kuvend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë rikthyer sërish te përplasjet publike, debatet me tone të ashpra dhe akuzat reciproke në komisione parlamentare, në një skenar që po shihet gjithnjë e më shumë si teatër politik për konsum publik.

Vetëm pak ditë më parë, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për të miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, duke arritur një marrëveshje konsensuale për disa pika të debatueshme parlamentare.

PS dhe PD votuan së bashku edhe rezolutën për integrimin europian të Shqipërisë, ku palët folën për “dialog”, “bashkëpunim” dhe “konsensus kombëtar” për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po ashtu, prej muajsh të dyja palët kanë bashkëdrejtuar komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, duke miratuar me konsensus programe pune dhe ndryshime të rëndësishme politike.

Por ndërsa në prapaskenë votat janë bashkuar për çështje kyçe, para kamerave politika shqiptare ka ndryshuar sërish skenarin.

Përplasja më e fundit ndodhi në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale mes Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku, ku debati degradoi në ndërprerje fjale, marrje mikrofoni dhe akuza të ndërsjella live.

“Nuk bëhet kjo sfidë se jemi live”, deklaroi Boçi gjatë tensioneve në komision, ndërsa Mazniku iu përgjigj duke e akuzuar opozitën për “abuzim sistematik” me kohën dhe diskutimet.

Situata kulmoi kur Mazniku i mori mikrofonin Boçit, ndërsa ky i fundit braktisi sallën e mbledhjes.

Debate të forta janë regjistruar edhe në seancat plenare të javëve të fundit, ku përfaqësues të PS dhe PD kanë shkëmbyer akuza për bllokim të reformave, mungesë transparence dhe përdorim politik të institucioneve, ndonëse në votime kanë gjetur shpesh dakordësi.

Kjo sjellje kontradiktore e dy forcave kryesore politike po komentohet gjerësisht si një strategji për të ruajtur tensionin artificial politik para opinionit publik, ndërkohë që për çështje të rëndësishme parlamentare palët vijojnë të negociojnë dhe të bashkëpunojnë në heshtje./ E Vërteta.al

Rama dhe Berisha bëhen bashkë/ Marrëveshje surprizë në Kuvend

Nuk ndalen marrëveshjet Rama-Berisha/ PS-PD sërish bëhen bashkë

Pakti Rama-Berisha “zbret” në Këshillin e Mandateve / Ku u dakordësuan PS dhe PD?

Teatër në Komision/ Boçi dhe Mazniku përplasen pasi mbyllën pazaret në heshtje

“Vrasje për Kryeministrin?”/ Berisha: Rama u akuzua në sallën e gjyqit nën betim se ka porositur krimin

Berisha: Edi Rama diktohet nga kartelet e drogës

“Puçistë dhe lavire bulevardi”/ Rama: I kam sulmuar prokurorët më pak se Berisha

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat