Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me kartelet e drogës.
Gjatë një deklarate publike, Berisha u shpreh se Rama “diktohet nga kartelet e drogës” dhe sipas tij është “skllav i tyre”, duke pretenduar se kryeministri zbaton vetëm urdhrat e tyre.
“Shqipërinë si territor dhe ndërtim e ka droga dhe kartelet e saj. Edi Rama është vetëm rryshfetmarrësi i qindra milionë eurove në këtë veprimtari,” deklaroi Berisha.
Këto deklarata vijnë në kuadër të akuzave të përsëritura të opozitës ndaj qeverisë, ndërsa pala qeveritare nuk ka reaguar ende ndaj këtyre pretendimeve të fundit.



