back to top
22.5 C
Tirana
E diel, 19 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikë"Kam 7 vite që i lutem Majlinda Carës"/ Qytetarja ngjitet në dyert...

“Kam 7 vite që i lutem Majlinda Carës”/ Qytetarja ngjitet në dyert e SPAK

Një incident i pazakontë është regjistruar ditën e sotme në ambientet e SPAK, ku një grua e moshuar ka tentuar të hyjë me çdo kusht brenda institucionit.

Ajo nuk është lejuar të futet nga hyrja kryesore, por ka gjetur një mënyrë alternative duke tentuar të kalojë përmes kangjellave rrethuese.

Situata është tensionuar për disa momente, pasi gruaja ka këmbëngulur të hyjë në ambientet e prokurorisë, pavarësisht ndërhyrjes së rojes së sigurisë.

“Kam 7 vite që i lutem Majlinda Carës”, shprehej ajo duke shtuar se bëhet fjalë për prona.

Pasi është nxjerrë jashtë nga ambientet e institucionit, e moshuara ka tentuar sërish të hyjë, duke krijuar një situatë të pazakontë pranë godinës së SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat