back to top
20.9 C
Tirana
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëRaporti për “Antimafian”/ Pasuritë e konfiskuara rrezikojnë t’u rikthehen të personave të...

Raporti për “Antimafian”/ Pasuritë e konfiskuara rrezikojnë t’u rikthehen të personave të hetuar

Ligji “Antimafia” i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi, me synimin për të forcuar luftën ndaj pasurive me burim kriminal dhe për të rritur përdorimin e tyre në interes publik.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, kreu i komisionit, Ulsi Manja, tha se analiza e zbatimit të ligjit tregon rezultate konkrete, por jo të njëtrajtshme në të gjitha fushat.

Sipas tij, ligji është përdorur me efektivitet në goditjen e krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, ndërsa në rastet e korrupsionit dhe përdorimit autonom mbetet ende pjesërisht i pashfrytëzuar.

Raporti, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe i hartuar nga një grup ekspertësh të mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë, evidenton edhe problematika në administrimin e pasurive të konfiskuara.

Sipas raportit, ekziston rreziku që pasuritë e konfiskuara të rikthehen në mënyrë të tërthortë te personat që janë goditur nga ligji, ndaj kërkohet forcimi i mekanizmave të administrimit dhe kontrollit të procesit të rishitjes së tyre.

Gjatë mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ngriti shqetësimin për mbrojtjen e personave të tretë në mirëbesim, duke kërkuar ndryshime në ligjin “Antimafia”.

Një shqetësim i ngjashëm u ngrit edhe nga deputeti socialist Damian Gjiknuri gjatë raportimit të kreut të SPAK, Klodjan Braho.

Në përfundim, Ulsi Manja kërkoi forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Sekuestrimit të Aseteve, me qëllim standardizimin e procedurave dhe përdorimin sa më efikas të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat