back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota“Russia Today” jashtë BE-së/ Ndalim i plotë për përmbajtjet e saj online

“Russia Today” jashtë BE-së/ Ndalim i plotë për përmbajtjet e saj online

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur më 2 korrik se shpërndarja e përmbajtjeve të medias “Russia Today” do të ndalohet në çdo formë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Sipas vendimit, ndalimi përfshin jo vetëm transmetimet televizive, por edhe faqet e internetit, rrjetet sociale dhe çdo formë publikimi online, pavarësisht nëse përmbajtja shpërndahet për qëllime fitimi apo jo. Kjo do të thotë se edhe publikimi i videove në mënyrë private apo në platforma të ndryshme online bie nën kufizimin e ri.

Gjykata e justifikoi vendimin me faktin se “Russia Today” konsiderohet pjesë e propagandës shtetërore ruse, dhe se kufizimi i saj është i nevojshëm në kuadër të masave të Bashkimit Europian gjatë luftës në Ukrainë.

Vendimi është forcuar edhe nga raste konkrete në Gjermani, ku disa persona janë ndjekur penalisht për publikimin e videove të “Russia Today Germany” në internet.

Sipas arsyetimit të gjykatës, këto masa synojnë mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë së Bashkimit Europian, duke parandaluar përhapjen e përmbajtjeve që konsiderohen si propagandë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat