KreuDrejtësia“Ka mangësi serioze në justifikimin e paraburgimit”/ Veliaj merr zemër nga Kushtetuesja

“Ka mangësi serioze në justifikimin e paraburgimit”/ Veliaj merr zemër nga Kushtetuesja

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës në çështjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, Plarent Ndreca.

Sipas kërkesës së mbrojtjes, avokati Ndreca ka kërkuar shtyrjen e seancës duke argumentuar se fëmija i tij është i sëmurë dhe i shtruar në spital, çka e ka bërë të pamundur pjesëmarrjen e tij në proces.

Gjatë seancës, vetë Veliaj ka deklaruar: “Mua më duhet ndihmë juridike”, duke kërkuar që procesi të mos vijojë në mungesë të mbrojtjes ligjore. Ai ka tentuar të paraqesë dy konstatime para gjykatës, por trupi gjykues nuk e ka lejuar vijimin e tyre, duke sqaruar se procedura nuk e lejon zhvillimin e seancës pa praninë e avokatit.

Edhe vetë kryebashkiaku ka kërkuar shtyrjen e seancës, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur që procesi të shtyhet për në datën 24 korrik, ora 09:00.

Në deklarimin e tij para gjykatës, Veliaj iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ai kishte konstatuar probleme në arsyetimin e masës së paraburgimit dhe trajtimin e pretendimeve për cenim të dinjitetit të tij.

“Dje u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese… nuk rezulton të jetë arritur as standardi kushtetues i dyshimit të arsyeshëm,” u shpreh Veliaj, duke theksuar se ndodhet prej 16 muajsh në paraburgim dhe se vendimi i Kushtetueses, sipas tij, evidenton mangësi serioze në justifikimin e kufizimit të lirisë.

Ai shtoi se procesi administrativ ka rëndësi më të gjerë se rasti personal, duke e lidhur me funksionimin e institucioneve dhe besimin në shtetin e së drejtës. Veliaj theksoi gjithashtu se çështja prek ligjshmërinë e ushtrimit të kompetencave që, sipas tij, ndikojnë në të drejtat e qytetarëve dhe mandatin e zgjedhur me votë.

Në fund, ai i ka vënë në dispozicion gjykatës vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një zhvillim me rëndësi për ecurinë e procesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat