KreuDrejtësiaPa prokuror e kallëzuese/ Shtyhet seanca për Gjokën

Pa prokuror e kallëzuese/ Shtyhet seanca për Gjokën

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Seanca e planifikuar për këtë të martë, 21 prill, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritej të shqyrtohej kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes si dhe e kallëzueses Adriana Kalaja.

Çështja ndaj Gjokës lidhet me një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila e akuzon gjyqtaren për falsifikim të vulave dhe formularëve të dekriminalizimit.

Ndërkohë, Gjoka ka qenë gjyqtarja e hetimit paraprak në dosjen “Partizani”, ku ka vendosur masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe më pas “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

GJKKO pritet të caktojë një datë të re për vijimin e seancës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat